Rreth Nesh


Account Solution është një zyrë kontabilitetie pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të tatimeve dhe shërbimeve të konsulencës financiare. Ne ofrojmë një paketë të gjerë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

Ne e pranojmë se zgjidhja e konsulentit financiar është një vendim shumë i rëndësishëm dhe që ofron mundësinë e sigurimit të përfitimeve dhe qetësisë tuaj në të ardhmen. Me kapacitetin e stafit tonë profesional ne synojmë që të përmbushim pjesën më të madhe të nevojave të klientëve tanë dhe të përfitoni nga ekspertiza jonë dhe përkushtimi i plotë në çdo kohë.

Ne synojmë që të ofrojmë shërbime sa më të specializuara si edhe me vlerë të shtuar për klientët tanë. Qëllimi primar është jo thjesht ofrimi i shërbimeve kontabël por ngritja e një strukture që do të mundësojë mbështetjen e klientëve tanë në punën dhe detyrat e tyre të përditshme dhe të ndërtojmë një mjedis më të mirë pune.

Eksperienca Ne kemi eksperiencë mbi 20 vjeçare dhe gjithëpërfshirëse në fushën e ofrimit të shërbimeve tona. Ne synojmë që të krijojmë marrëdhënie sa më afatgjatë me klientët tanë. Kjo realizohet duke ofruar shërbime sa më profesionale, të personalizuara dhe fitimprurëse përmes linjave tona të integruara të shërbimeve në ofrimin e sigurisë, këshillimi financiar, zhvillimit të biznesit, Taksave dhe Shërbimeve të kontabilitetit duke u mbështetur zhvillimeve më të fundit teknologjike.